• |
ide | kryesore

Dënohet me vdekje, Gjykata e Tiranës refuzon të ekstradojë egjiptianin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës refuzon ekstradimin e shtetasit egjiptian Mohamed Rageh, i kërkuar nga drejtësia egjiptiane për vepren penale “vrasje me dashje”. Gjatë gjykimit u provua se autoritetet egjiptiane nuk dhanë garanci që 50-vjeçari nuk do të dënohet me vdekje në rast ekstradimi. Ka qenë gjyqtari Artan Gjermeni që vendosi lirimin e menjëhershëm të Mohamed Rageh.

Rageh u arrestua në maj të këtij viti në aeroportin “Nënë Tereza” ndërsa po përpiqej të hynte në Shqipëri si turist. Sipas informacioneve, Rageh në nëntorin e vitit 2019 ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjiptian M. A., në Giza të Egjiptit, dhe më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë në vendin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *