• |
ide | kryesore

Igli Tare ‘pa doreza’ për çështjen Correa: “Kërkon të largohet, jemi në tratativë me Inter”

-Instant, Sport



Igli Tare del hapur dhe analizon situatën e Joaquin Correas: “Ai dëshiron të largohet nga Lazio dhe të luajë diku tjetër – ka pranuar drejtori sportiv bardhekaltër para debutimit të skuadrës së tij në Serie A me Empolin -. Ka një negociatë në vazhdim me Interin, do të shohim si do të evoluojë në orët e ardhshme. Tani gjithçka varet nga zikaltrit, lojtari sidoqoftë dëshiron të qëndrojë në Itali”.

Tare theksoi se nuk ka tensione mes klubit dhe lojtarit dhe se palët e përfshira po punojnë për një zgjidhje që i kënaq të gjithë: “Janë menaxherët që po punojnë për të zgjidhur problemin. Ata që qëndrojnë këtu duhet të jenë të lumtur, kjo është themelore. Ne e respektojmë Correan sepse ai gjithmonë është sjellë mirë. Edhe në këtë periudhë ai ishte shembullor. Duhet të jemi të durueshëm, do të vendosim në një mënyrë ose në tjetrën”.

Ajo që të çon te ‘Tucu’ është konfirmuar si pista më e nxehtë për Interin për momentin. Duket se është ftohur ndërkohë objektivi tjetër Marcus Thuram, i cili u dëmtua gjatë ndeshjes mes Lekerkusen dhe M’Gladbach (që përfundoi 4-0 për Bayer). Për sulmuesin francez ekziston frika e një ndrydhje që do ta mbante jashtë lojës për disa javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *