• |
ide | kryesore

Dalin SMS-të/ Kryeministri shkëmben mesazhe me aktoren e filmave porno

Arkiva, Lapsi Leaks



Kryeministri i Belgjikës është në vështirësi. Jo vetëm në zyrë, por edhe në familje. Shkak është bërë publikimi i një sërë bisedash që Alexander De Croo ka shkëmbyer një vit më parë me një aktore italiane të filmave porno, Eveline Dellai. Ajo është 28 vjeçe dhe beqare ndërsa ai 46 vjeç, por i martuar me 2 fëmijë.

“Përshëndetje zemër. E di që je në Belgjikë më 24 nëntor. E shkëlqyeshme. A mund të organizojmë një takim të nesërmen, të hënën më 25?”. Është ky një nga mesazhet e shumta që kryeministri, në atë kohë minbistër i telekomunikacionit i ka nisur vajzës simpatike. Bisedat dhe komplimentet që kryeministri i kishte dërguar yllit të pornografisë përmes WhatsApp u publikuan gjithashtu në YouTube nga prodhuesi belg i filmave porno Dennis Burka.

“De Croo më shkroi me rastin e spektaklit tim në Belgjikë. Nuk e dija kush ishte dhe si e mori numrin tim. Ata më thanë se ishte një politikan i rëndësishëm dhe filluam të shkruajmë me njëri tjetrin. Ai donte të më takonte, por ne nuk arritëm të organizoheshim. Kështu biseduam. Histori dashurie me të? Jo, jam shumë e zënë me punë. Nuk kam kohë për dashuri” – tha aktorja për mediat italiane.

Ylli i pornografisë tha se ajo merr shumë mesazhe nga njerëz të famshëm dhe gjithashtu nga politikanë, por kur pyetet nëse bisedon me njerëz të njohur në këtë periudhë ajo përgjigjet me një “pa koment” të thatë. Ajo është e njohur për shfaqjet erotike me motrën e saj binjake, Silvia. Ato kanë lindur në Itali nga prindër çekë dhe tashmë jetojnë në Pragë. ©LAPSI.al

Eveline Dellai, la pornostar racconta le chat con il premier belga Alexander De Croo | Sky TG24 Eveline Dellai, l'attrice a luci rosse italiana e lo scandalo sessuale con il premier belga Eveline Dellai, la pornostar e la chat con il premier belga Alexander De Croo - la Repubblica Tesoro, ci vediamo lunedì?. Gli sms inviati dal premier belga alla pornostar Eveline Dellai

Bizarre geruchten doen de ronde over premier De Croo en pornoster Eveline | Nieuws365



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *