• |
ide | kryesore

Makina bie në kanalin vaditës në Marinzë, dyshohet për dy viktima

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një makinë ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier dhe dyshohet se dy persona kanw humbur jetwn. Kjo, pasi makina ndodhet ende e pwrmbysur nw kanal.

Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja janë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një vinç do të bëjë të mundur nxjerrjen e makinës prej aty.

Ka dyshime se brenda mjetit mund të jenë dy punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë. Sipas News 24, ka dyshime që makina mund të ketë rënë më herët në këtë kanal, por duke qenë se është një zonë jo shumë e frekuentuar nga banorët, mjeti në kanal është pikasur më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *