• |
ide | kryesore

Ishte duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Pogradec 56-vjeçari nga Kamza

-Instant, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar nga policia për shkak se është kapur duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm.

I arrestuari është . Q., 49 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Ai është ndaluar në Pogradec duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

“U kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 49 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shërbimet e policisë kanë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.



1 Comment

  1. Ça shtet vari k..jemi ne. Po mire u arrestua ky qe sapo tia marrni leket e fituara do dali, por ata qe kane hyre ne menyre te paligjshme ne territorin e republikes nuk u denokan. Atehere o lejojini ta bej dikush taksine ose kur i denoni denojeni tamam paligjeshmerine e pallat e sorres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *