• |
ide | kryesore

Kryente manovra në rrugë në gjendje të dehur, arrestohet drejtuesi i mjetit në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçar ka rënë është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë, ndërsa është proceduar penalisht pasagjeri në mjet. Gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin e aksidenteve gjatë sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Velipojës, automjetin tip “Ford” që bënte manovra në rrugë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta bllokuar.

Gjatë kryerjes së alkool-testit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi V. T., ishte në gjendje të dehur.  Në momentin e shoqërimit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi S. S., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *