• |
ide | kryesore

Europiani turpëron Francën, jashtë pesë më të mirëve: renditjen nuk e kryesojnë kampionët

-Instant, F1, Sport



Renditja e re e UEFA-s për perfomancën e Kombëtareve dhe me të cilën filloi ky sezon ka patur natyrisht efektin e kampionatit Europian, pavarësisht se pozicionet e larta kanë mbetur pothuaj të pandryshuara. E megjithatë, triumfi në Euro 2020 nuk i ka shërbyer Italisë ti marrë vendin e parë Anglisë, lideri i vërtetë i këtij sezoni kontinental, që konfirmohet në krye i ndjekur nga Spanja.

Italia është konfirmuar në vendin e tretë, duke u shkëputur, me pak pikë, nga Gjermania. Në prespektivën e të ardhmes afat të shkurtër, përsa i përket vendit të 4 “të çmuar” (i dobishëm për të çuar me 4 skuadra drejtpërsëdrejti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve), nuk duhet të ketë, në teori, ndonjë problem për Italinë, duke pasur parasysh se Portugalia (tani i pesti në renditje) është pothuajse 20 pikë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *