• |
ide | kryesore

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja: Nga nesër rikthehet kufizimi i lëvizjes, viti shkollor shtyhet deri më 13 shtator

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë. Në mbledhjen e mbajtur sot u vendos që fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ndërsa ora policore do të jetë nga 22:00 deri në 05:00.

Sa i përket lokaleve hoteliere, restoranteve dhe kafeneve do të punojnë deri në orën 21:30 dhe në ambientet e hapura. Të gjitha institucionet publike dhe private janë të detyruara të punojnë me staf esencial deri më 13 shtator. Të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë në pikë- kalimet kufitare duhet të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit, ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kundër pandemisë i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *