• |
ide | kryesore

Borrell pas situatës në veri: Barrikadat të hiqen, çështjet zgjidhet me dialog

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ka reaguar shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell. Borrell ka mirëpritur vendimin e qeverisë së Kosovës për shtyrjen e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia deri më 1 shtator dhe ka thënë se pret që bllokadat e vendosura nga serbët në veri të largohen menjëherë.  Përmes një postimi në Twitter, Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE e cilëson normalizimin e marrëdhënieve me rëndësi të madhe për rrugën drejt integrimit në Bashkimit Europian të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pak pas mesnate, qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë me një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, kjo pasi serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Shtyrja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së.



4 Comments

  1. Situata ne veri te Kosoves nuk eshte e re dhe as e papritur, ndaj SHBA dhe Europa duhet te mbajne qendrimin e tyre te prere e pa hezitim, ne menyre qe serbet te dekurajohen e te mesojne zbatimin e marreveshjeve me Kosoven, ashtu sic i kerkojne prej saj dhunshem qe prej 11 vitesh.

    Kerkesat e vazhdueshme nga Kosova per leshime e sulmet ndaj Kryeministrit Kurti jane njesoj si leshimet ndaj Putinit ne Ukraine me 2014.

    Qendrimi i Vucicit dhe delaratat e fundit jane fashistoide, si me 1990 dhe deshmojne se Ballkani i Hapur eshte thjesht strategji per nje Jugosllavi te re.

    1. Kosova keshtu siç eshte, do jete gjithmone burim sherri. Rruga e Trump per rindarjen e territorit eshte e duhura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *