• |
ide | kryesore

Një grua në Zelandën e Re humb jetën, pasi mori vaksinën Pfizer

Arkiva, Lajme, Planet



Zelanda e Re ka raportuar atë që beson se është vdekja e saj e parë e lidhur me vaksinën Pfizer. Një bord i pavarur i monitorimit të sigurisë së vaksinave tha se vdekja e gruas ishte “ndoshta” për shkak të miokarditit ose inflamacionit të muskujve të zemrës, që mund të ketë ndodhur për shkak të vaksinimit.

Sipas këtij bordi, kishte çështje të tjera mjekësore që mund të kishin “ndikuar në rezultatin pas vaksinimit”. Megjithatë, shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar. Rregullatorët evropianë thonë se miokarditi është një efekt anësor “shumë i rrallë” dhe se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *