• |
ide | kryesore

Osmani: Asnjë çështje në raport me Serbinë nuk ka më shumë rëndësi se kthimi i të zhdukurve

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën ndërkombëtare për personat e pagjetur, ka thënë se asnjë çështje nuk është me prioritare në procesin e dialogut me Serbinë “sesa kthimi i më të dashurve tanë”, siç e quan ajo.

“Jemi sërish bashkë me familjarët e atyre që na mungojnë më së shumti, të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit, ashtu sikurse ky memorial, ashtu do t’i mungojnë ata jo vetëm shpirtit të gjithsecilit prej nesh, po shpirtit të një kombi të tërë.

Fati i tyre bëhet shumë më tragjik kur dihet që janë në duart e shtetit serb, shtetit që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të Kosovës e i cili fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga kjo e kaluar e tmerrshme dhe ngarkimet që ka kryer ndaj popullit tonë”, tha Osmani.

“Të zhdukurit më dhunë janë plaga me e thellë, ndër plagët më të mëdha të Kosovës së pasluftës. Kjo i bën përpjekjet tona shumëfish më të mëdha për të kërkuara përgjegjësi nga Serbia, dhe për t’u siguruar që asnjë çështje nuk është më prioritare në procesin e dialogut me Serbinë se sa kthimi i më të dashurve tanë, asnjë dhimbje s’është me e madhe, e rrjedhimisht asnjë çështje s’mund të jetë asnjëherë prioritet më i madh”, tha presidentja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *