• |
ide | kryesore

Zjarri i mëngjesit të sotëm ra në fabrikën e Birra Tiranës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një fabrikë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për linjën e prodhimit në fabrikën e Birra Tiranës në kryeqytet.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”. Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale. “Më datë 31.08.2021, rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka rënë zjarr në ambientet e një fabrike, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë, i cili, ndryshe nga herët e tjera nuk saktëson emrin e fabrikës ku ka ndodhur incidenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *