• |
ide | kryesore

Merr fund rezistenca kundër talebanëve, bie fortesa e Panjshir

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre burime talebane thanë se milicia islamike kishte marrë të premten luginën Panjshir në veri të Kabulit, pjesa e fundit e Afganistanit që kundërshtonte ekstremistët.

“Me hirin e Allahut të Plotfuqishëm, ne jemi nën kontrollin e të gjithë Afganistanit. Trazirat janë mposhtur dhe Panjshir tani është nën komandën tonë,” – tha një komandant taleban.

Agjencia e lajmeve Reuters që dha lajmin thotë se për momentin është e pamundur që ai të konfirmohej nga burime të tjera. Kjo pasi ish-nënpresidenti Amrullah Saleh, një nga drejtuesit e forcave opozitare, i tha stacionit televiziv afgan Tolo Neës se lajmet se ai kishte ikur nga vendi ishin gënjeshtra.

Në një videoklip të postuar në Twitter nga një gazetar i BBC World, i cili tha se ishte dërguar nga Saleh, ai thotë: “Nuk ka dyshim se jemi në një situatë të vështirë. Ne jemi nën pushtimin e talebanëve… Ne kemi mbajtur zonën tonë dhe kemi rezistuar”.

Ai gjithashtu shkroi në Twitter: “Rezistenca po vazhdon dhe do të vazhdojë. Unë jam këtu me tokën time, për tokën time dhe duke mbrojtur dinjitetin e saj.”

Djali i tij, Ebadullah Saleh, mohoi që Panjshir të kishte rënë, duke i dërguar mesazhin: “Jo. Është lajm i rremë”.

Ka pasur raporte për luftime të rënda dhe viktima në Panjshir, një luginë e thyer, ku disa mijëra luftëtarë nga milicitë rajonale dhe mbetjet e forcave të armatosura të qeverisë së vjetër ishin mbledhur nën udhëheqjen e Ahmad Massoud, djalit të komandantit të ndjerë muxhahidin Ahmad Shah Massoud.

Talibanët pushtuan Kabulin më 15 gusht pas përparimeve të shpejta në të gjithë Afganistanin.Më herët, burimet talebane thanë se bashkëthemeluesi i grupit, Mullah Abdul Ghani Baradar do të drejtojë një qeveri të re afgane që do të shpallet së shpejti.

Prioriteti më i menjëhershëm i qeverisë së re mund të jetë parandalimi i kolapsit të një ekonomie që përballet me thatësirën dhe shkatërrimet e një konflikti 20-vjeçar që vrau rreth 240 mijë afganë para se forcat amerikane të largoheshin më 30 gusht.

Afganistani po përballet jo vetëm me katastrofa humanitare, por edhe me kërcënime për sigurinë dhe stabilitetin e tij nga grupet xhihadiste rivale, përfshirë një degë lokale të Shtetit Islamik. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *