• |
ide | kryesore

FOTO/ Talebanët mbyllin sallonet e bukurisë për gratë në Afganistan

Arkiva, Lajme, Të fundit
Talebanët



Talebanët kanë urdhëruar që sallonet e flokëve dhe bukurisë në Afganistan të mbyllen brenda 30 ditësh. Ishte një zëdhënës i Ministrisë së Virtytit që tha për BBC-së se bizneset kishin një muaj për të zbatuar vendimin duke filluar nga 2 korriku kur ata u informuan për herë të parë për masën. Liritë e grave janë tkurrur në mënyrë të vazhdueshme që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021. Ata i kanë ndaluar vajzat dhe gratë adoleshente të shkojnë në shkolla, palestra dhe parqe. Së fundmi madje i kanë ndaluar të punojnë edhe për Kombet e Bashkuara.

Talibanët gjithashtu kanë vendosur që gratë duhet të vishen në një mënyrë që të zbulojnë vetëm sytë e tyre dhe duhet të shoqërohen nga një i afërm mashkull nëse ato udhëtojnë më larg se 72 km. Kufizimet kanë vijuar pavarësisht dënimit dhe protestave ndërkombëtare nga gratë, si dhe nga aktivistët që flasin në emër të tyre. Mbyllja e salloneve të bukurisë ishte pjesë e një game të gjerë masash të vendosura nga talebanët kur ata ishin në pushtet për herë të fundit midis viteve 1996 dhe 2001. Por ato u rihapën në vitet pas pushtimit të Afganistanit nga SHBA në vitin 2001.

Taliban give 10 days ultimatum to beauty salons in Baghlan to close down – KabulNow

“Talebanët po ua marrin grave afgane të drejtat më themelore të njeriut. Po shkelin të drejtat e grave. Me këtë vendim tani po i privojnë gratë që t’i shërbejnë një gruaje tjetër. Kur e mora vesh lajmin u trondita plotësisht. Duket se talebanët nuk kanë ndonjë plan politik përveç fokusimit në trupat e grave. Ata po përpiqen të eliminojnë gratë në çdo nivel të jetës publike” – tha një grua BBC në kushte anonimati.

Taliban administration orders beauty salons in Afghanistan to close | Reuters

Sallonet e bukurisë mbetën të hapura edhe pasi talebanët rimorën pushtetin dy vjet më parë pas tërheqjes së forcave amerikane. Por vitrinat e dyqaneve shpesh mbuloheshin dhe imazhet e grave jashtë salloneve ishin lyer me spraj për të fshehur fytyrat e tyre. Qeveria talebane nuk ka shpjeguar se çfarë e shtyu ndalimin, ose cilat alternativa, nëse ka, do të ishin në dispozicion për gratë pasi sallonet të mbylleshin.

Një tjetër grua afgane, e cila kërkoi të mos identifikohet tha se miqtë e saj kishin konfirmuar mbylljen e salloneve të flokëve në Kabul dhe gjetkë. “Është një lajm tronditës për gratë afgane. Dola dhe pashë që të gjitha sallonet në lokalitetin tim ishin të mbyllura” – tha ajo për BBC. ©LAPSI.al

Afghan Taliban order women's beauty parlours to shut - Global - SAMAA Women in Afghanistan Are Scared Under the Taliban Regime

I Must Face the Taliban': The Women in Kabul Keeping Their Beauty Salons Open



5 Comments

  1. E di Ramazoni qe bythqirat i denojne me vdekje keta, jo per gje po se mos shkon kot per vizite si lider global qe eshte

    1. Se nuk eshte i vertete. Afganistani eshte plot me opium qe prodhon heroine) jo kokaine. Kokaina nuk bohet ne Afganistan por ne Ameriken Latine, injorant xhamie.

  2. Se nuk eshte i vertete. Afganistani eshte plot me opium qe prodhon heroine) jo kokaine. Kokaina nuk bohet ne Afganistan por ne Ameriken Latine, injorant xhamie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *