• |
ide | kryesore

Mianmari kalon Afganistanin për prodhimin e opǐumit

Arkiva, Planet
Mianmari



Mianmari tani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit, duke e tejkaluar Afganistanin, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara. Në raport përmendet se këtë vit Mianmari – vend i njohur edhe si Burma – e ka rritur prodhimin për 36 për qind, në 1.080 tonë të opiumit – përbërësit kyçë për drogën e rëndë, heroinën.

Ndër faktorët kyçë përmenden mungesa e stabilitetit të brendshëm dhe një rënie prej 95 për qind në kultivim të lulëkuqes në Afganistan, pas vënies së ndalesës në droga nga talibanët, vitin e kaluar. Afganistani besohet se ka prodhuar 330 tonë të opiumit këtë vit.

Çmimet mesatare për kultivim të opiumit të freskët dhe të thatë në Mianmar janë rritur prej 317 dollarëve në 356 dollarë për kilogram. Rajoni ku gjendet Mianmari dhe kufijtë e tij me Tajlandën dhe Laosin – i ashtuquajtur Trekëndëshi i Artë – ka qenë historikisht i njohur për prodhim të opiumit dhe heroinës. Mianmari dhe Afganistani janë vendet që shesin më të shumti heroinë në gjithë botën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *