• |
ide | kryesore

Kultivuan kanabis, dy të arrestuar në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi kishin kultivuar kanabis sativa në banesat e tyre në territorin e Krujës. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. K., banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

I.L., banues në Borizanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *