• |
ide | kryesore

Vjedhje me dhunë, dy të arrestuar në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vjedhje me dhunë, dy të arrestuar në Durrës



Janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e grabitjes së tre ditëve më parë në Durrës, të cilët i vodhën me dhunë një shtetasi, mallra me me vlerë 742 000 lekë të rinj.

Si rezultat i punës hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Akil Gjeçaj 27 vjeç, banues në Durrës dhe Arjos Gjongecaj 21 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. ERDHI MOMENTI OSE TE COHEMI DHE VLLELLIM SHKATRROJM GJITHCKA OSE TE GJITH TE VEM TE VERTETEN NE VEND HAKUN LIGJIN DHE RESPEKTOJM E ANGAZHOHEMI NE DOBI NUK KAN FAJ POPULLI PER CDO GJE QE BEN PERDERISA VILLET POSHTROHET KRIMINALIZOHET MESOHET MBRAPSHT NGA NJE SHTET I MIRFILLT PUSHTUES PERDHUNUES GRABITES I PAMORALSHEM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *