• |
ide | kryesore

Strehimi i afganëve, Hillary Clinton i telefon Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Hillary Clinton bashkëshortja e ish presidentit amerikan Bill Klinton ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama pasditen e së premtes.

Top Channel meson nga një burim në dijeni të kësaj bisede ka mësuar arsyen përse ish zonja e parë e SHBA i ka telefonuar kryeministrit shqiptar.
“Zonja Clinton përmes kësaj telefonate ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar në sjelljen në Shqipëri dy ditë më parë të 37 grave dhe vajzave afgane aktiviste të shoqërisë civile, mes tyre edhe ish gazetarja e Tolo TV Behishta Arghand”, u shreh ky burim.
Top Channel mëson se organizata jo qeveritare Vital Voices, themeluar nga Hillary Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright mundësuan nxjerrjen nga Afganistani të këtyre grave dhe vajzave tashmë të strehuara në vendin tonë.
Organizata Vital Voices prej disa javësh u vu në kontakt me qeverinë shqiptare për të përmbyllur me sukses këtë operacion delikat e të vështirë për nxjerrjen nga Afganisani të këtyre 37 aktivisteve afgane të cilat fillimisht qëndruan në Katar e vijuan udhëtimin drejt Shqipërisë.
Ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili në një intervistë për mediat ndërkombëtare disa javë më parë tha se janë disa organizata të njohura në botë të cilat i kanë kërkuar ndihmë Shqipërisë në strehimin e njerëzve të tyre.
Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 644 qytetarë afganë të cilët kanë punuar në të shkuarën për disa organizata ndërkombëtare si US AID, përfshi gazetarë.
Ndërsa The Yalda Hakim Foundation themeluar e drejtuar nga gazetarja e BBC Yalda Hakim shpëtoi nga Afganistani duke strehuar në Shqipëri 59 studentë nga American University of Kabul mes tyre edhe disa vajza nga minoriteti Hazara në rrezik për jetën.
Pjesa më e madhe e 644 afganëve, janë akomoduar në Qytetin Studenti në Tiranë por edhe në Durrës e Lezhë, në pritje të procesit të marrjes së vizës së posaçme amerikane SIV.



13 Comments

  1. Top qenefi sajon cdo lloj gjeje per te nxjerre sulltan surrelin lider boteror. E para afganet nuk po i strehon Rama ne shtepine e vet por shtetu shqiptar. E dyta historia e botes ka miliona apo miliarda te emigruar, strehuar e ndihmuar ne vite. Historia eshte ngritur mbi migrimet e zhvendosjet e njerezve apo popullatave (edhe vete sulltanim e mbajten ca kohe ne Paris detisa u kujtua Nanua pet te e na e beri dhurate). Keta bejne sikur pritja e 644 afganeve po ndryshon historine e botes. E treta interesimi i H.Klinton per ca pjesetare te rrethit sorrosian te shoqerive civile nuk eshte ndonje ndihme e madhe per boten, ka sa te duash njerez qe ngulin kembe per te kunderten

  2. Per ridhjerasit qe komentojne ketu ju qifsha robt e shtepise ne rradh te pare.

    Per personat e tjere:

    O njerez Amerika zoterohet nga cifuteria nderkombetare.

    Ata jane lordet e Ameirikes dhe Perendimit, sidomos mbas luftes se pare dhe te 2te botetore.

    Soros dhe organizatat e tij jane thjesht fytya publike te njerezve shume me te fuqishem .

    Eshte nje nga format sesi Ameirka ose cifuteria nderkombetare funksionon.

  3. O i pa emer te ka lene partia ke gjirizet e haleve dil nga bodrumi se paria po bene qef me femrat e fisit dhe sa te jeshe ne bodrum kete fate ken rraca jote
    Per breket e berishes ka menduar partia ka len shoket e tu ti marin ere se duhet raportuar ne departament te shtetit
    Robet ku ti keni nga shoku meroglbaza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *