• |
ide | kryesore

Po transportonte 68 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari nga Gjirokastra

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 68 emigrantë të paligjshëm.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edlir Koko, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip kamion të markës “Benz”, 68 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 150 euro secilit iu ishte premtuar kalimi i tyre drejt vendeve të BE-së.

Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit E. K., ka tentuar të korruptojë me një kartëmonedhë 1000 lekë, punonjësit e policisë me qëllim shmangien e kontrollit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



2 Comments

  1. Si duket po i conte per plazh ne Durres, si afganet qeveria. Si eshte kjo pune, ndihmo emigrante ilegal qe te sjell Amerika, je hero, ndihmo vete pa ti sjelle njeri, ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *