• |
ide | kryesore

Mustafaj: Si Basha mund të zgjidhë çështjen e Berishës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj propozon që vendimin për fatin e Sali Berishës ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së, pa debat dhe votim të fshehtë.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat.

Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së. Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfillur, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” – tha Mustafaj në “ABC”. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kane dale neper tv te gjithe pseudointelektualet e paguar per tu marr me PD e Berishen, a thua ti se e keqja e vendit dhe situata ku ndodhemi varet nga kjo, do jet apo jo ne parlament. Debat shterp dhe i flliqur me sponsor Sorrot brenda e jashte shqiperise. Si duket u tremben te vertetave te hidhura qe thote publikisht dhe kauzat qe mbron doktori.

  2. Ka bere c’ka bere doktori, por eshte zeri i vetem opozitar sot per sot ne ate vend. Opozita do bythe jo menderepambuk si puna e Bashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *