• |
ide | kryesore

Të alkoolizuar në timon e pa patentë/ Arrestohen 8 shoferë në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



8 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Durrës, gjatë kontrolleve të policisë rrugore. Policia njofton gjithashtu se janë vendosur 78 masa administrative për tejkalim shpejtësie, janë tërhequr 3 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për drejtim mjeti mbi normat e lejuara. Po ashtu, janë vënë 2 masa administrative me vlerë 30.000 dhe 38.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.

Me masë administrative janë ndëshkuar 480 drejtues mjetesh për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *