• |
ide | kryesore

Italia lejon kultivimin e 4 rrënjëve kanabis në shtëpi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Itali është votuar teksti bazë i ligjit mbi kanabisin që dekriminalizon kultivimin e jo më shumë se 4 bimëve “femra “. Kjo u njoftua nga kreu i Komisionit të Drejtësisë së Dhomës së Deputetëve, Mario Perantoni.

“Është një votim i rëndësishëm, i marrë në vazhdën e jurisprudencës së Gjykatës së Kasacionit, por edhe falë aftësisë së grupeve parlamentare për t’u përballur me njëri -tjetrin dhe për të gjetur një sintezë të arsyeshme” – tha ai.

Sipas tij, kultivimi i kanabisit në shtëpi “është thelbësor për pacientët të cilët duhet ta përdorin atë për arsye terapeutike dhe të cilët shpesh nuk e gjejnë atë në dispozicion”.

Kjo nismë përcakton dënime vetëm në rastet e shitjes së kanabisit. Ndryshimet në ligj ulin dënimet për sasi të vogla kanabisi, por nga ana tjetër rriten nga 6 në 10 vjet dënimet për krimet që lidhen me përpunimin apo trafikimin e kanabisit. Forcohen dënimet edhe për ata që shpërndajnë kanabis afër shkollave. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *