• |
ide | kryesore

Me të njëjtën ‘monedhë’: Anglia ndaloi brazilianët të luanin për Selecaon, CFB i bllokon në Premier League

-Instant, Sport
FIFA



Federata Braziliane e Futbollit i ka paraqitur një kërkesë FIFA-s për t’i ndaluar Liverpool, Manchester United, City, Leeds dhe Chelsea të nxjerrin në fushë lojtarët e Seleçaos që nuk u lanë të lirë për tu larguar nga Anglia për të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës Katarit 2022, të cilat po zhvillohen këto ditë. Sipas raporteve nga BBC, FIFA-s iu kërkua të zbatojë Nenin 5 dhe të respektojë një periudhë kufizimi mes 10 e 14 shtatorit, gjë që do t’i bënte lojtarët të mos dilnin në fushë me ekipet e tyre përkatëse të klubeve në raundin tjetër të Premier League e gjithashtu në javën e parë të Ligës së Kampionëve (vetëm për ndeshjet që përfshijnë Manchester United dhe Chelsea, kundër rusëve të Zenit San Petersburg dhe zviceranëve të Young Boys të martën e ardhshme): Rafinha i Leeds; Fred i Manchester United; Thiago Silva i Chelsea; Ederson dhe Gabriel Jesus të Manchester City; Alisson, Firmino dhe Fabinho të Liverpooli, janë tetë lojtarët e përfshirë.

Brazili, ndërkohë, nuk kërkoi që sulmuesi i Everton Richarlison të mos lejohej të luante kundër Burnley të hënën: Federata e Futbollit Braziliane duket se ka treguar butësi në këtë rast, pasi Everton e kishte lejuar Richarlison të luante në Lojërat Olimpike, kur rregullat nuk e detyronin ta bënte. Më parë, Federatat e Meksikës, Paraguajit dhe Kilit gjithashtu kishin lëvizur për të parandaluar që Raul Jimenez, Miguel Almiron dhe Francisco Sierralta të luanin gjatë fundjavës. Klubet janë informuar për situatën nga FIFA dhe tani po vlerësojnë situatën. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino më parë i kërkoi qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që t’i siguronte lojtarëve një përjashtim, për t’i lejuar ata të respektonin angazhimet ndërkombëtare, edhe pse kjo do të thoshte se ata do të shkonin në vendet e listës së kuqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *