• |
ide | kryesore

Merkel para largimit: Partia e dinte se do përballet me garë të ashpër në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se partia e saj është duke luftuar dhe e ka ditur gjithmonë se nuk do ta fitonte me automatizëm pozitën më të lartë në Gjermani pas 16 vjetëve të saj në pushtet.

Sondazhet e fundit tregojnë se blloku i Merkelit, në krye në kandidatin Armin Laschet është në pozitën e dytë, mbrapa Social-Demokratëve të qendrës së majtë.

Merkel i ka ikur fushatës, ndonëse kohë pas kohe ka mbështetur Laschet. E pyetur në një konferencë për media nëse është e shqetësuar për rezultatin e partisë së saj, Merkel ka thënë se “ende jemi në mes të fushatës dhe po e shoh se jemi duke garuar ashpër”.

Ajo ka thënë se nuk do të spekulojë deri në ditën e zgjedhjeve.

“Ka qenë e qartë për secilin në CDU dhe CSU se nuk do të fitonim zyrën e kancelarit sërish me automatizëm dhe pa përpjekje pas 16 vjetësh”, ka thënë Merkel. Ajo i është referuar Unionit të saj Demokristian (CDU), që e drejton tani Laschet, dhe partisë së saj simotër, Unionit Kristian-Social (CSU).

Merkel ka thënë më 2018 se nuk do të synonte një mandat të pestë./REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *