• |
ide | kryesore

Topalli mbështet Berishën dhe iu bën thirrje demokratëve: Përjashtoni Lulzim Bashën!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryetarja e parlamentit dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës. Me një postim në Facebook ajo ka kërkuar përjashtimin e liderit të selisë blu. Sipas Topallit Basha ka shitur interesat e popullit shqiptar. Me këtë vendim sipas Topallit Basha po kalon përtej ligjit dhe nuk ka asnjë të drejtë statutore ta bëjë.

Postimi i plotë

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen! Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demonratike! Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike. Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike . Cdo dite , qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike. Nese ka nje person qe ka minuar demokracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha. Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit. Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti. Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit. Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene. Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama. U bene kaq vite qe ia them demokrateve. Po e perseris edhe sot. Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha. Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha. Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij. Kete e ka deshmuar ne vite. Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej. Sonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen. Prap e konsideron vehten mbi ligjin. Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete. Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.



6 Comments

  1. amerika te perdor per interesat e veta dhe te denon pas disa vitesh
    si do te hedh shalgjatin si leter banjoje

  2. Ka dy arsye qe te idhnuarit me Bashen me gjase nuk do i bashkohen Berishes. E para eshte qe heshti kur keta u sikterrisen nga Basha dhe e dyta sepse do t’i duhet te futen ne lufte me Ameriken qe keta skuthiste karriere nuk e perballojne dot. Berisha per te mbijetu ne politike duhet te beje ate qe duhet te bente PD-ja dhe qe ne fakt Berisha e ka shume te natyrshme ta beje. Ai mund te riorientohet si populist, nacionalist, konservator qartesisht anti-sorosian dhe te kerkoje aleanca te reja ne kete drejtim. Lufta kunder trustit te analokracise Sorosiane Basha-Rama-Veliaj eshte e vetmja opozite qe ben sens ne Shqiperi. Per fat terreni ekziston deri diku.
    Sorosi vete e thote shume bukur qe Orbanin nuk e solli ne pushtet frika nga imigrimi por nga emigrimi. Ne kercenohemi nga e para per shkak te projektit te analokracise dhe jemi te zhytur ne te dyten. Perderisa Lula po rikthehet ne Brazil nuk eshte cudi te kthehet edhe Berisha fitues. Thjesht duhet nje mesazh i ri sepse njerezit jane te lodhur me shpopullimin dhe rrenimin kombetar dhe mos besh kompromise. Behu faktor dhe jane Amerikanet qe te lepijne bolet pastaj.

  3. Pse mendoni se Jozefina me shoke e shoqe te tjere ,po te thoshte sot Basha se nuk e perjashtoj Berishen , se Jozi me shoke nuk do te delte kunder tij !!!!! ?? Jooooooooo kurre e njejta situate do ishte dhe pala tj mbeshtetese e Bashes do te ishte kunder Jane krijuar grupimet ,ky ishte shkaku per revolte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *