• |
ide | kryesore

Mjekët e Premier League: “Futbollistët refuzues do vaksinohen… sepse duan të shkojnë të vallëzojnë”

-Instant, Sport



Pothuajse dy vjet pas gjetjes së rasteve të para, pandemia Covid-19 ende nuk po dorëzohet. E futbolli, gjithashtu, vazhdon të vuajë pasojat, megjithëse në një masë shumë më të vogël sesa kur gjithçka duhej të ndalej për shkak të izolimit gjysmë-planetar. Në Premier League, rasti i Granit Xhakës shkaktoi një sensacion, me shqiptarin që humbi ndeshjet me kombëtaren zvicerane sepse ishte infektuar pasi refuzonte të bënte vaksinën. E pikërisht atyre që ende nuk duan ta bëjnë, i drejtohen mjekët e klubeve, të cilët po përpiqen të bindin lojtarët që ngurrojnë të vaksinohen, duke i shpjeguar përfitimet e zgjedhjes për ekipet dhe familjet, por edhe për aspekte të tjera të jetës private.

Por ndoshta asisti më i mirë vjen drejtpërdrejt nga qeveria e Boris Johnson. Mbretëria e Bashkuar ishte një nga vendet e para që hoqi kufizimet më të rënda, sapo filloi fushata e vaksinimit, por do të jetë gjithashtu një nga vendet ku ata që nuk janë imunizuar ende do ta kenë jetën më të vështirë. Siç shpjegon DailyMail, në mesin e rregullave të parashikuara për vjeshtën, kur shanset për valë të reja mund të rriten, ekziston gjithashtu pamundësia për ata që nuk janë të vaksinuar të hyjnë në disko dhe klube nate. Një problem i madh për ata futbollistë që zbaviten duke dalë mbrëmjeve. Dhe në fakt tabloidi i vendos titullin: “Futbollistët ngurrues të Premier më në fund do të vaksinohen… sepse duan të shkojnë të vallëzojnë”.

Sado absurde të duket, edhe një nga mjekët e Premier League, i kontaktuar nga tabloidi, konfirmoi se programet e qeverisë për muajt e ardhshëm mund të nxisin më të pavendosurit. Përveç problemeve të tjera, natyrish, me të cilat do të përballen ata që janë kundër. “Kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare kanë filluar t’i bëjnë disa prej lojtarëve të kuptojnë se sa e komplikuar është të lëvizësh nëpër botë pa u vaksinuar. Për këtë arsye, por edhe për kufizimet në jetën e tyre shoqërore që do të vijnë në tetor, do të fillojmë të shohim se shumë nga lojtarët që nuk e kanë bërë ende këtë do të vaksinohen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *