• |
ide | kryesore

Të gjitha shenjat/ Pse koalicioni PD-LSI nuk ekziston më

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe daljes së rezultateve u fol shpesh për një ftohje mes 2 partive më të mëdha të koalicionit opozitar, PD dhe LSI. Teksa selia blu u angazhua në një fushatë denoncimesh për procesin zgjedhor, LSI ishte më e tërhequr. Kryetarja Monika Kryemadhi pothuajse është zhdukur nga ekranet e TV dhe të rralla janë disa komente të saj në rrjetet sociale. Në periudhën që pasoi nuk pati më asnjë takim mes Bashës dhe Kryemadhit.


Me fillimin e sesionit të ri parlamentar u bë e qartë se se mes aleatëve të dikurshëm nuk kishte më asgjë.


Në seancën e parë të Kuvendit kur do të zgjidhej kryetarja Lindita Nikolla deputetët e PD e grisën fletën e votimit në mënyrë demonstrative ndërsa ata të LSI e bënë fletën e tyre të vlefshme dhe e hodhën në kuti edhe pse më herët kishin deklaruar se qëndrimi i tyre ishte kundër. Kjo ishte shenja e parë e ndarjes që vijoi edhe më pas me një tjetër akt. Kur deputetët e PD në fillim bënin zhurmë duke goditur tavolinat kur në foltore doli Lindita Nikolla ata të LSI qëndruan pasivë. Më pas deputetët e PD e braktisën sallën ndërsa Monika Kryemadhi dhe 3 të zgjedhurit e LSI qëndruan deri në fund.

Pas përfundimit të seancës, Kryemadhi i shmangu të gjitha mediat dhe nuk dha asnjë përgjigje.

Seanca e dytë e Kuvendit e shpalosi edhe më tej përçarjen PD-LSI.

4 deputetët e LSI nuk mund të krijojnë një grup parlamentar pasi minimumi duhen 7 të tillë. Në momentin do të votohej ndarja e deputetëve në komisionet parlamentare, deputeti i LSI-së Petrit Vasili kërkoi kohë që edhe të zgjedhurit e kësaj force të bënin kërkesat e tyre.

Në krah të LSI doli menjëherë PS që edhe për diversion kërkoi shtyrjen e votimit për seancën e radhës. Partia Demokratike në krahun tjetër këmbënguli që kërkesa e LSI të zgjidhej brenda së hënës. Kryetarja e Kuvendit e hodhi në votim duke e rrëzuar qëndrimin e PD.

Pas seancës reagoi LSI që e përshëndeti vendimin e Lindita Nikollës.

“Shërbimi i Seancave në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka lajmëruar asnjë nga deputetët e LSI, në mënyrë që të bëjnë propozimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla pranoi kërkesën e LSI dhe për këtë arsye miratimi i përbërjes së komisioneve parlamentare u shty për në seancën tjetër”, – thuhet në reagimin e LSI.

Ndërsa kreu i deputetëve të PD, Alfred Rushaj pranoi se nuk kishte pasur kontakte me LSI.

“Nuk kemi pasur komunikim me LSI, pranuam kërkesën e LSI që ata të mund të marrin kohë në këtë seancë që dhe ata të zënë vendin e tyre. Kjo ishte kërkesa jonë që u refuzua nga Partia Socialiste” – tha Rushaj.

Ndërsa Taulant Balla i “qau hallin” LSI pas seancës.

“Ajo që unë propozova ishte për ti lënë më shumë kohë dhe hapësirë deputetëve të LSI, për të propozuar edhe ata anëtarët e komisioneve” – tha Balla.

Një tjetër shenjë e përplasjes është edhe fakti që Basha nismoi aleatët e tjetër të krijojnë grupe parlamentare më vete duke i huazuar deputetë, por LSI-së jo. Arsyet e kësaj ndarjeje janë ende të paqarta pasi asnjëra nga palët nuk ka dhënë motivet. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. LSI ka per tu bashkuar me PS sepse ndjen eren e pushtetit dhe kjo parti vdes per te mar pushtet qyl keshtu e mori ne 2009 po keshtune 2013.Keta shaji persekutoje ateher LSI te serviloset .Pastaj kjo eshte parti familiare e cfar mund te presesh nga keta

  2. Nuk do ket me LSI.
    Do shkrihet me PS.
    Ky eshte pakti.
    Parrulla dihet, atje kemi lindur atje do kthehemi. Te gjith ne LSI e din kete. Eshte ceshtje kohe, qe mos ta bejn shpejt e shpejt, por gradualisht. Nga prilli i 2022 do dalin hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu