• |
ide | kryesore

Zjarret në Lushnjë/ Digjet një sipërfaqe pylli dhe pemë frutore

-Instant, Lajme, Të fundit



Zjarret në rrethin e Lushnjës vijojnë prej disa ditësh. Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Gjyshaj të njësisë administrative Ballagat. Sipas banorëve zjarri ka ardhur nga një toke djerr dhe me pas ka përfshirë një sipërfaqe pylli si dhe dru frutore. Fillimisht vetë banorët e zonës të cilët me mjete rrethanore kanë ndërhyrë për fikjen e flakëve.

Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e vështirë pasi terreni nuk ishte i favorshëm. Zjarri i sotëm është i dyti pasi ditën e djeshme një zjarr i fuqishëm ra në fshatin Manasufaj ku një sipërfaqe me ullinj u shkrumbua ku u rrezikuan dhe disa banesa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *