• |
ide | kryesore

Merr flakë në lëvizje autobusi në Fier, dyshohet për shkak të një defekti teknik

Lajme, Të fundit



Një autobus i transportit publik u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Fier-Patos” pranë fshatit Portez. Autobusi dyshohet se ka pësuar një defekti teknik teksa ishte në lëvizje. Ka qenë shoferi ai i cili ka parë tymin dhe ka shpejtuar për të nxjerrë nga automjeti pasagjerët të cilët fatmirësisht nuk janë dëmtuar.

‘Rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Fier-Patos”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.’, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *