• |
ide | kryesore

Ikona e shahut padit Netflix: Gënjen për mua në “The Queen’s Gambit”

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Ikona gjeorgjiane e shahut Nona Gaprindashvili ka ngritur një padi për shpifje kundër Netflix, duke pretenduar se ajo është portretizuar gabimisht në serialin e suksesshëm “The Queen’s Gambit”.

Ajo i referohet një sekuence në episodin e fundit ku thuhet se Gaprindashvili, që tani është 80 vjeç, nuk kishte luajtur kurrë shah përballë burrave. Padia thotë se deri në vitin 1968, viti në të cilin është vendosur episodi, ajo ishte përballur me të paktën 59 lojtarë meshkuj.

Netflix u përgjigj se nuk kishte “asnjë përgjegjësi”.

Kompania tha se kishte “respektin maksimal” për Gaprindashvili dhe “karrierën e saj të shquar”, por “do ta mbronte me forcë çështjen”.

“The Queen’s Gambit” është i bazuar në romanin e vitit 1983 nga Walter Tevis dhe ka në fokus një shahiste imagjinare të quajtur Beth Harmon që luhet nga aktorja Anya Taylor-Joy. Seriali u publikua vitin e kaluar, ndërsa Netflix e përshkroi si “seriali i tij më të madh”.

Në episodin e fundit, një komentues përmend Gaprindashvilin kur përshkruan Harmon: “E vetmja gjë e pazakontë për të, me të vërtetë, është seksi i saj. Dhe kjo nuk është unike në Rusi. Atje është Nona Gaprindashvili, por ajo është kampione botërore për femra dhe kurrë nuk është përballur me burra”.

Padia prej 25 faqesh e paraqitur në Gjykatën Federale të Qarkut në Los Angeles ku thuhet se “Netflix gënjeu me dashje duke bërë të duket se heroi i saj imagjinar kishte arritur të bëntë atë që asnjë grua tjetër nuk e kishte bërë ”.

Në padi thuhet: “Pretendimi se Gaprindashvili” nuk është përballur kurrë me burra “është haptazi i rremë, si dhe është tepër seksist dhe nënçmues.”

1st ever female Grandmaster Nona Gaprindashvili. Respected in the book and erased from the show: queensgambit

E lindur në 1941 në qytetin gjeorgjian të Zugdidi, Gaprindashvili filloi të luante shah në moshën 13 vjeç, u bë femra Kampionate Botërore në 20 vjeç dhe ishte gruaja e parë që iu dha titulli i “mjeshtrit të madh”.
Gaprindashvili, e cila jeton në Tbilisi dhe vazhdon të konkurrojë në turnetë e shahut kërkon 5 milion dollarë nga Netflix dhe heqjen e deklaratës se ajo kurrë nuk kishte luajtur kundër burrave.

“The Queen’s Gambit” është parë nga më shumë se 62 milion familje në 28 ditët e para pas lëshimit të saj, sipas Netflix. Ajo fitoi dy çmime në Golden Globes të këtij viti dhe ka fituar 18 nominime në Emmy Awards, të cilat do të mbahen këtë fundjavë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *