• |
ide | kryesore

Lëvizja e Berishës, Lubonja: Dobëson PD-në. I vetmi që fërkon duart është Edi Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Analisti i njohur Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit në kampin demokrat, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin nga Grupi i PD të Sali Berishës, dhe takimeve të nisura nga ky i fundit në bazë.


Duke folur në rubrikën “Opinion” në “News 24” Lubonja thotë se lëvizja e ish-kryeministrit Berisha në mos e përçan, e dobëson PD-në, dhe nga kjo përfiton vetëm kreu i qeverisë Edi Rama.


“Duke parë metodën se si u hoq Berisha shoh dy probleme të mëdha, një problem që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me Ramën dhe qeverinë, që çdokush duhet të ndihet i rrezikuar që një intrigë që mund të bëjë një lider i pushtetshëm mund të rrezojë rivalin e vet me ndihmën e amerikanëve. E dyta mënyra se si e hoqi Basha, nuk është mënyra se si do të doja. Shikoj një opozitë që po dobësohet. Padyshim Berisha është përgjegjës për shumëçka që ka ndodhur në Shqipëri, sistemin e korrupsionit etj. Lëvizja e tij përçan PD-në dhe njeriu që fërkon duart, është ai që ka gatuar këtë gjë, Edi Rama. Unë luftën e Berishës e shoh me skepticizëm edhe pse ai në këtë rast ka të drejtë për metodat.

Por nuk shoh absolutisht një mundësi që një “Berishë 3”, dy i kemi provuar t’u kthehet gabimeve që ka bërë dhe të ndërtojë një PD siç do të doja unë ta ndërtonte, siç nuk besoj te Basha. Këtu është problem i madh. Ata mund të funksiononin më mirë. Unë i shoh më të dobët, se në vend të merren me mazhorancën do merren me njëri-tjetrin duke u përçarë. Opozita kërkon një bashkim përtej Berishës, kemi një Ramë që ka kapur te gjitha institucionet, ka edhe një opozitë lexova një në Facebook, që shkruante se: opozita e Bashës më duket si ajo në Parlament, dhe opozita e Berishës si e Bashës jashtë Parlamentit”, tha Lubonja.

“Në mos e përçan e dobëson. Tani Berisha del edhe bën disa deklarata që stonojnë. Nuk më duket se kjo është forma për të ndërtuar, do ketë një përçarje mes grupimeve. Mua nuk më duket bindëse që amerikanët e kanë për korrupsionin. Korrupsioni është argumenti i dhënë publikisht. Nuk besoj që është korrupsioni, se ka 8 vjet që ka ikur Berisha. Ajo që më çon më afër, në luftën politike që bën Rama për eliminimin e kundërshtarët, eliminimi i Berishës dhe Metës ka qenë në axhendë. Sorosi nuk është njeri pa influencë, sidomos te Partia Demokratike në pushtet. Lobingjet janë të fuqishme. Ishte i shqetësuar Vuçiçi që do fitonte Berisha”, u shpreh analisti.

11 Comments

  1. Pra sipas Lubonjës duhet të rrijmë e të bëjmë sehir se si edvini e shndërron pushtetin e tij në trashëgimi familjare, se kot nuk e kishte marrë edhe lindën në parlament, nesër merr edhe zahon dhe pd e lulit i miraton ndryshimet me ndihmë amerikane.

  2. Jo vetëm qe ta dobësojë e përçajë, por Berisha t’a bëjë copash PD, e kthyer tashmë në nje parti moçali.

    E keni gabim z. Lubonja!

  3. për Shqipërinë e Sali Berishën që në vitet e qeverisjes së tij ka pasur një sjellje “mistrece” e deri “gangstere” me popullin e vet në radhë të parë dhe me aleatët në fund të herës.

    Bëhet fjalë për fillesat e Sali Berishës në krye të shtetit shqiptar, kur ende mbante pardesynë e bardhë të lëvizjes së dhjetorit dhe kostumin e qepur në kohën kur udhëtonte në Francë për të bërë analizat e gjakut dhe të jashtëqitjes së ish diktatorit komunist Enver Hoxha.

  4. Kara analista me ne krye Lubonja trutharin. Kuptoni nje element thelbesor per pushtetin. Nuk eshte vakum. Pra nqs ai tjetri eshte i fuqishem dhe ka ndjekes duhet te pirdhesh vete ose te besh marreveshje. Kjo eshte rruga natyrale dhe keshtu duhet te ndodh. Nuk eshte PD nje entitet ne ajer. Ka njerez dhe kontribute. Nese Sala eshte aty eshte se ka mbeshtetje.

  5. Kur kam mbashën pse të djegë duart

    Masha basha blehet lirë, pët fy aspra

    Po maloku viçidolit duhet eliminuar

    Ja u zgjidh misteri

    Ti lubonja si menimtar i madh , si mendon për një opozite alla jemisheri, gjuzi bashe bardhi dume murrizi

  6. Sipas teje duhet te rrime e te shohim manovrat sorosiane Palloshi-Basha?
    Me mire nje dite si luan se 100 vjet si dele o Lubonja .
    Me mire pa buke sesa te kesh buke sa per te mos vdekur dhe te vuash gjithe jeten.

  7. PD nga kjo levizje vetem fiton, pasi ne qofte se lihet sic eshte do marri fund dhe do kthehet ne OJQ si LSI.Ne ke vend demokratik kryetari i nje partie humb 5 here zgjedhjet dhe nuk jep doreheqje? Nqs do te besh analize dhe jo dialize o Tos beje sic duhet ose mbyll gojen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu