• |
ide | kryesore

Çështja Berisha/ Zbardhen debatet në grupin e PD

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në publik, përgjigjen për Sali Berishën e ka pasur të shkurtër dhe është mjaftuar me vetëm një “nuk ka kthim pas“, por në mbledhjet e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shfaqur një anë tjetër, më të drejtpërdrejtë dhe më agresive për vetë Bërishën dhe për nismën e tij, që ia quan “anti-amerikane”.

Në debatet me Flamur Nokën, një pjesë të të cilave Lapsi.al i disponon, Basha ka folur me një gjuhë tjetër që përmban mbi vete peshën e vendimit, duke shmangur lavdet dhe lajkat për Berishën, siç kanë folur deri tani mbështetësit e tij. Për të mbrojtur përjashtimin e Berishës, Basha përdori dy argumente.

I pari ka të bëjë me informacione kompromentuese që ekzistojnë për Bërishën. Basha ka dhënë dy detaje të reja me këtë moment që e ka përmendur edhe në mbledhjen e mëparshme të grupit. Sipas tij, informacionet i janë dhënë nga “kupola e shtetit amerikan”, jo nga zyrtarë të rangut të ulët dhe sipas tij këto informacione “i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”, i ka thënë ai deputetëve të PD-së.

I dyti është argumenti me të cilin Basha bllokon “Foltoren”, nismën e Berishës, për të mbledhur 1500 firma, me të cilat të vihet në lëvizje Kuvendi Kombëtar i PD-së. Basha ka thënë se nuk do ta lejojë mbledhjen e asnjë “forumi anti-amerikan në PD”, një gjuhë e fortë, akuzuese, që paralajmëron përballje flakë për flakë me Berishën dhe që nuk ishte pjesë e strategjisë së Bashës deri dje.

Lapsi.al u njoh me një pjesë të debatit mes Flamur Nokës dhe Lulzim Bashës, nga i cili del për herë të parë një qasje tjetër e kreut të PD-së, që këto ditë është akuzuar ashpër nga brenda partisë për përjashtimin e Berishës, por pavarësisht kësaj ka heshtur.

DEBATI NE MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR TE PD

Noka – Bashës: Vendimi ndaj Berishes ishte një thikë pas shpine për demokratët. Ai i duhej lënë forumeve të PD-së ta merrnin. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD-në të bashkuar.

Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qenë më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t’ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Në PD, nuk do të lejoj dhe nuk do të ketë grupime kundër amerikanëve. Ky është vendim në interes të demokratëve.

Basha: Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë, siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë.

Flamur Noka: Po e keni marre vendimin pa asnjë organ vendimarrës. Duhet të ishte thirrur kuvendi.

Basha: Vendimi nuk ka më kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi apo kuvend sepse s’mund të ketë kuvend antiamerikan!

Noka: Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar.

Basha: Nuk ka për të pasur asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, e asnjë mbledhje të ndonjë forumi tjeter anti-amerikan.

Noka: Ta quash kuvend anti-amerikan është diçka me diabolike se përjashtimi i Berishës. Nëse pranojmë këtë kemi pranuar që Kuvendi i Partisë Demokratike, partisë së themeluar si pro-amerikane, paska një shumicë kundër SHBA. Kjo është e pavërtetë dhe një thikë tjetër pas shpine për PD.

Basha: Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas. Pastaj ka një keqlexim që bëhet ose interpretohët në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij jane thënë fjalët më të mira. Por siç ka deklaruar edhe veta ai do të ndjekë procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të daLë në shesh do të qendrojë jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD./Lapsi.al



21 Comments

    1. Hë mo GËLBAZË , ku je?
      Kur të kom thonë se ditë të zeza do të shohin sytë, ti thoshe, se për ty ka rëndësi me hongër një byrek me gjizë për mëngjes dhe gjizë thatë për drekë.
      Shko, ore laji buzët aty te Lana. Dil nga bodrumi SHQUP-it, mer dhe NAMUTIN dhe lajani buzët njoni tjetrit se latë nom….

      1. Si tha Gjiganti? Nuk keni parë asgjë akoma! Dhe çeçenët u shqyen së qeshuri! Po tani o bastarde te neveritshëm; dhe mos thoni ne 2025 që ju vodhën zgjedhjet, besoj e keni kuptuar me ne fund qe populli shqiptar ju urren me gjithe shpirt!

  1. Shih shih Luli! Po ty deri dje t’a merrnin bukën nga dora gocat, mër flokë lyer!

    E sheh o doktor ç’na solle?!

  2. Sikur të kishte treguar këtë vendosmeri, forcë dhe stature gjatë këtyre 8 viteve kundër Rames në vend që të bënte gafa e të linte betejat rrugëve nuk do ishte sot ende në opozitë….

  3. Imagjino sikur Parlamenti te kerkonte sqarime,makar edhe te votonte per vete-ofrimin e Rames ndaj amerikaneve lidhur me refugjatet Afghane. Cfare do ta quante Basha mbledhjen e Kuvendit per kete arsye, anti-amerikane? Jemi koke e kembe ne absurd. Ky idioti thote qe anetaresia eshte anti-amerikane, nderkohe qe qendron ne krye te kesaj partie edhe pse e konsideron veten pro-amerikan te thekur. Ky vazhdon i ben gola vetes. Ne logjike e kap edhe Noka.

  4. Sipas Bashes , Partia Demokratike ngjan me nje sfinks me trupin (bazen) ant-amerikane dhe

    koken ( kryetarin) pro amerikan. Eshte fat i madh j per Ameriken qe ne krye eshte nje proamerikan, dhe nje

    pro rilindas i thekur si Basha. Sepse ruajna Zot po sikur ne krye te ketyre anti-amerikaneve te ishte

    Anti-Krishti apo si i thone tani anti-amerikani kryesor , vete krye djalli Berisha? 11 Shtatori do tu dukej

    lule amerikaneve, qiejt e Amerikes do te nzinin nga avionet bombardues te PD-se dhe as raketat

    “Patrriot” dhe ato SS 400 ruse nuk do te benin dobi, dhe keshtu bota , rilindja dhe Basha do humbnin

    keshtjellen kryesore te lirise e demokracise.

  5. Ky palaco qe nuk di as tabelen e shumezimit,sa here hap gojen leshon nje gafe te radhes.
    Problem ne PD eshte mungesa totale e demokracise se brendshme! Eshte ky shkaku madhor qe ka prodhuar deshtimet njera pas tjetres! Dhe ti mor palaco qe ke si bilanc vec deshtime,ke ndihmuar ne rrenimin e metejshem te gjendjes se cdo shqiptari. Ti je aleati me I cmuar I kriminelit ne pushtet Edvin Kristaq Rama!
    Duke demonstruar sjellje anti demokratike qe kane sjelle kete situate katastrofike,ti je per pasoje edhe kreu I nje grupimi antishqiptar!
    Dhe nje grupim antishqiptar eshte automatikisht edhe antiamerikan. Kjo eshte logjika me e thjeshte,ky eshte perfundimi I nje analize bazuar ne fakte,fakte kokeforta!…
    Ti mor Lul si I pa karakter qe je mjaftohesh te qendrosh permbi uje. Njesoj si ato paguret plastike,por qe u mungon tapa qe mbyll gryken. Per pasojd,eshte ceshtje kohe kur do mbushesh plot me llumin kjo je zhytur dhe do fundosesh!!!….

  6. Vetem nje idiot mund te thote se nje votim demokratik eshte antiamerikan , kur te gjithe e dine se simboli qe dallon ameriken nga e gjithe pjesa tjeter e botes eshte demokracia dhe liria e fjales . Basha ti ja arrite qellimit dhe tani ke frike nga e verteta sepse faktikisht ti asnjehere nuk e ek deshiruar te verteten . Turp!

  7. Basha Berishes duhe ti kishe then 5 vjet para o largou nga jeta politike ose hajde prap kryetar
    Sot dhe po nuk do Berisha e duan demokratet ne ball te tyre
    Me ty jane te zhgnjyer demokratet ti o bash nuk fiton as per vete dote deputet sa fitoi bamir topia me te shumten do i japesh 3 a 4 deputet rames po u fute ne zgjedhje

  8. Nuk eshte amerika dhe ti o palaço e di mire, por eshte kryeqeni shqiptar qe ka bere gjithe kete histori. vetem per te hequr Berishen nga rruga e tije e tradhetise shkaterrimit e vjedhjes. Eshte tamam skenari i vupiçit per te shkaterruar Shqiperine e shqiptaret, dhe ti je rreshtuar me tradhtaret., pro serb,qen bir qeni.Amerika nuk ka pse fut hundet ne politiken e nje vendi te pavarur, por jane paguar, ti dhe te tjere ne amerike per te deklaruar Berishen non grata. Nese amerika do ishte vertet e shqetesuar per korrupsionin dhe rrezikun qe ky qen bir qeni rrama i ka shkatuar demokracise e vendit duhet te shpallte ate te parin non grata per milonat qe vjedh prej tete vjetesh.Por nuk eshte ky problemi , problemi eshte Berisha qe i prish gjumin sociopatit toksik, sepse hallate vetem Berisha ka per tia ngrejt patkojte kryeqenit te vendit, kurse te tjeret te gjithe i ka blere me milonat e vjedhura te shqiptareve. Ky eshte problemi; ti qeni i shitur tek kryeqni.

  9. Berishianet jane te irituar ne kulm sepse babai shpirteror dhe filozofia e tij po japin shpirt. Si mund te mbrosh nje person apo fryme te tille qe ka qene dhe mbetet autokratike, i sherben vetem vetes dhe familjes dhe jo kauzes se pergjithshme, qe kerkon vetem konfliktin dhe dhunen. Cfare ka ndyshuar ne berishism ne keto 30 vjet?

    1. Nuk jemi irituar, por na vjen keq që kemi lindur në një ven me njerëz si puna jote të trashë, të paarsimuar, dembelë, fodullë parazitë, që nuk kanë minimumin e dinjitetit vetjak, familjar e kombëtar,

  10. dita e keqe për Sali Berishën erdhi, duke ndarë Lulzim Bashën prej tij. Operacioni amerikan ishte shumë i thjeshtë. SHBA kuptoi se turbullirat në PD, refuzimet e PD për qëndrimet amerikane, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve, ishin pikërisht manovra të Sali Berishës për të mbajtur nën kontroll PD për interesa të tij, duke përdorur Lulzim Bashën si figurant. Atëherë ata ndërhynë pikërisht tek ky detaj, duke ndarë Sali Berishën nga Lulzim Basha, dhe duke e ndëshkuar atë familjarisht.

    1. Pikërisht duke përhapur me propogandën mediatike në publik kësij sajesash konspirative, Rama me mbështetjene Sorosit ja arriti të realizojë qëllimin e tij.
      Përçarjen e opozitës së bashkuar , përplasjet e PD me LSI e deri edhe partitë e vogla opozitare e ajo që është me e keqja, përçarjen mbrenda Partisë demokratike.
      Që z.Basha në mbrendësi të ndërgjegjes së tij mund të ketë pasur dëshirën që Berisha të mos përzihej në problemet e udhëheqjes së PD, kjo është fare e natyrëshme sepse pikërisht duke shfrytëzuar këtë thashethemnaje, Rama kishte qëllimin që me një gur të vriste disa zogj.
      Sëpari të bënte çmos për ta armiqësuar SHBA me PD nëpërmjet kanaleve të ndyra të shpifjeve e meqë Basha po ngrihej si një lider politik me formim perëndimor, ta zhvlerësonte figurën e tij duke e trajtuar si një “bedel” të Berishës.
      Nga ana tjetër Berisha, megjithë meritat e tij historike si protagonist i përmbysjes së sistemit diktatorial komunist e ndërtimit të shtetit demokratik pluralist, ndoshta edhe i mbivlerësuar për këto merita, duke pasur tendenca autoritariste, e kishte të vështirë që të largohej nga skena politike.
      Ngaqë Berisha më shumë se cilido politikan shqiptar e ka bërë të plotë për publikun portretin tërësisht kontravers e negativ të Ramës, ky i fundit , dihet se si objektiv të sulmeve të tij ka pasur e ka Berishën, të gjitha energjitë e tij negative i ka harxhuar kundër tij duke shfrytëzuar edhe propogandat e nostalgjikëve të sistemit komunist.
      Besoj se e ka vënë re çdo shqiptar që të gjithë të larguarit nga PD nga Berisha e Basha gjatë këtij 8 vjeçari të qenit në opozitë të PD, thirreshin në mediat pro Ramës për të hedhur helm për PD e liderët e saj, që nga Ruli e Imami. Patozi e Topalli e deri tek Ristani e Kadili.
      Janë pikërisht këto personazhe që ngulin këmbë sot për të armiqësuar e përçarë PD duke i ndarë në demokratë “berishistë” apo “bashistë”.
      Çuditërisht të gjithë këta në epiqendër të sulmeve të tyre kanë Bashën e Berishën e jo Ramën që ishte e është i gjithëpushtetshëm

  11. Atje do të shkëlqejnë oratorët e vijës së zjarrit. Ata do t’iu bëjnë thirrje demokratëve që t’iu bashkohen në këtë aventurë. Nën presionin e thirrjeve “allahu akbar!..” do të kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës “për të shptuar” PD!… Do të vijë dita kur me durimin e sosur të ndërmarrin akte dhune.Sherbetore shpellkare shurranjose te salih karaxhic berishes,salihu ka nevoje per ju qe sfurqet e ilirit ti merni te ta mbroni me lufte revolucionare dhe jo me lloqe Kavaje o bythlepirsat e salihut

  12. Kujt i plasi kari per Ameriken imperialiste qe ka 30 Vjet qe na shkaterron? Cfare jane keto servilizma deri ne skllaverim? Ne jemi ne Shqiperi dhe duhet te bejme cdo gje qe thote Amerika? Kete as vendet me te humbura Afrikane nuk e bejne. Ne suhet vetem ti bejme pyetjen vetes betem se cfare eshte ne interesin kombetar. Enver Hoxha te ndriste emri dhe vepra se vetem ti e bere nje Shtet te Vertete Shqiperine

    1. Bravo idiot!

      Ji krenar se Enveri e shndëroi këtë vend për 45 vjet pothuaj me 70% të poullsisë të idiotizuar si ti.

      Pikërisht ti e sivëllezërit e tu idiotë jeni trshëgimia e vërtetë e Enverit vend injorantësh dhe njerëzish pa dinjitet.

  13. cecenet e Sali Malokut jane anti amerikane se ju dhjeu Amerika ne koke heroin e tyre te vucidolit……. Ptuuu rrace e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *