• |
ide | kryesore

Ultimatum për Uefa-s nga Gjykata e Madridit: 5 ditë për të tërhequr sanksionet për Juve, Real e Barca

-Instant, Sport



Gjykata numër 17 në Madrid, që merret me betejën komplekse dhe të ashpër ligjore mes Uefa-s dhe Super League, po bën përpjekje të mëdha për të arritur në një vendim në kohë sa më të shkurtër. Gjyqtari Manuel Ruiz de Lara ka paralajmëruar sot UEFA-n, se ka 5 ditë kohë për të tërhequr të gjitha sanksionet kundër tre anëtarëve të lidhur ende me projektin Super League, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus. Sanksionet që, në fakt, UEFA i ka ngrirë, por jo anuluar. Sipas asaj që u publikua nga gjykata e Madridit, nëse UEFA nuk zbaton vendimin brenda kësaj jave, presidenti i saj, Aleksander Ceferin, mund të akuzohet për krimin e mosbindjes. Gjykata e kishte ftuar UEFA-n edhe më parë të tërhiqte akuzat kundër klubeve të Super League, por, siç thuhet në shënimin e gjykatës, “UEFA nuk duket se ka ndjekur masat paraprake të dhëna”.

“Uefa është pozicionuar jashtë të drejtës shtetërore, në promovimin e hapur të praktikave që komprometojnë parimin e konkurrencës së lirë. Për të bërë efektive masat parandaluese të miratuara, nuk mjafton vetëm një njoftim i pezullimit të dënimit, por është i nevojshëm anulimi. Mbajtja e procedimeve disiplinore, edhe pse në një situatë pezullimi të përkohshëm, japin efekt në vetvete ndaj praktikave antikonkurruese që akti i lëshuar nga kjo gjykatë synon të bllokojë ”. Topi tani shkon tek Uefa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *