• |
ide | kryesore

Berisha: E vërteta e shkarkimit të Azem Hajdarit në 1991

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha teksa kërkoi që vendimet në parti t’i marrin strukturat dhe jo kryetari solli një shembull të vitit 1991 kur Azem Hajdari u shkarkua sipas tij për një shpifje nga komisioni që drejtonte.

“Kemi pasur në shkurt të 91-in një dramë. U bë një puç me të ndjerin Azem Hajdari dhe Arben Imanin. Unë isha në takim në presidencë. Kur u kthyem morëm vesh që Azem Hajdarin e kishin shkarkuar nga drejtimi i komisionit. Për një shpifje e kishin shkarkuar.

Thashë si mund të bëhet kjo në mungesë të tij. I thashë kjo do zhbëhet. E zgjidhëm me votim. Mblodhëm aktivin kombëtar. Të gjithë kryetarët dhe sekretarët shkuan në votëbesim. Vota juaj është ilaçi. Është antidoti i kësaj krize që na u krijua nga armiqtë tanë. Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha”, – tha Berisha. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kisha idene qe dinozauret ishin zhdukur…. por jo!
    Shpresojme te perfundosh ne burg or shok armesh me Ramen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *