• |
ide | kryesore

Aksident me dy të plagosur në Kuçovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në Kuçovë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi. Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 10:15, në vendin e quajtur rrethrrotullimi Kuçovë shtetasi A.V, duke drejtuar mjetin tip Golf është përplasur me një motoçiklet.

Për pasojë janë dëmtuar shoferi i motoçikletës dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut per jeten. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *