• |
ide | kryesore

Aliaj ekzalton momentin e Rrahmanit: “Nuk kam patur kurrë dyshime, merita është e Giuntolit”

-Instant, Sport



Një gol me Napolin, mjaftoi për të shkundur pluhurin e skepticizmit që ishte mbledhur mbi Amir Rrahmanin pas një viti ku e gjitha skuadra napoletane nuk është se shkëlqeu. E megjithatë, tani qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës kërkon të kthehet në pikë force të formacionit të Spallettit e është gati të marrë përgjegjësi edhe më shumë.

Kjo kuptohet edhe në fjalët e Adrian Aliaj, agjenti i Rrahmanit, që ka folur për Radio Punto Nuovo: “Duhet ti japim një meritë të madhe për ardhjen e tij në Napoli për drejtorin sportive Cristiano Giuntoli. Kurrë nuk kam patur dyshime mbi nivelin e Amir”.

Në transfertën e Udines qendërmbrojtësi, që ka luajtur më parë me Partizanin, ka shënuar golin e dytë për Napolin, në minutën e 35. Një bashkëpunim mes dy qendërmbrojtësve në fakt, sepse asist ishte i Koulibaly, përpara se kosovari të siguronte rezultatin me golin e dytë. Nuk është vetëm goli në fakt sepse edhe performanca e Rrahmanit, pas tre ndeshjeve në pankinë, ka qenë e nivelit të lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *