• |
ide | kryesore

Video/ Labëria përmbys Vllazninë e Erzeni trondit Dinamon: nuk mungojnë befasitë në Kupën e Shqipërisë

-Instant, F1, Sport, Video



16 ndeshjet e para të raundit të parë në Kupën e Shqipërisë kanë sjellë surpriza të mëdha si humbja e Vllaznisë apo Dinamos. 21 gola janë shënuar në Grupin A, ndërsa kanë qenë më pak produktivë sulmuesit e atij B, me vetëm 15 gola të realizuar, për 4 barazime dy fitore vendase e dy udhëtuese.

Grupi A – Kupa
Teuta, Partizani, Tirana dhe Skënderbeu, kanë fituar bindshëm në transfertë, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në raundin tjetër, por zhurmën më të madhe natyrisht e ka bërë fitorja e Erzenit përballë Dinamos. Pretendimet e bluve kanë marrë një goditje me 1-0 për shijakasit. Suksese të rëndësishme edhe për Bylisin dhe Vorën. Sfida e vetme e mbyllur na barazim ishte ajo mes Besëlidhjas dhe Burrelit. Sfidat e kthimit do të luhen më 14 tetor.

REZULTATET, GRUPI A:
LUZI 2008 – TEUTA 1-4
Myrtaj 32′ / Jazxhi 16′ , Zogaj 45+1′ , Kapllani 47′, Kallaku 76′
TËRBUNI – PARTIZANI 0-3
Stenio Zhunior 21′, Filipoviç 22′ , Mala 45+1′
SHKUMBINI – TIRANA 0-3
Xhixha 7′ , Beshiraj 16′ , 87′
VELECIKU – SKËNDERBEU 0-3
K.Vangjeli 34′ , Bismark 40′ , Pusi 65′
ERZENI– DINAMO 1-0
Xhabrahimi 50′
ORIKU – BYLIS 1-2
Bushi 19′ / Emini 15′ , Cakranji 90+3′
VORA – KORABI 2-1
Lushaku 77′, Demaj 84′ / Raza 89′
BESËLIDHJA – BURRELI 0-0

Grupi B – Kupa
Trofembajtësit e Vllaznisë kanë marrë goditjen që në raundin e parë, të përmbysur 2-1 nga Labëria, skuadra që militon në Kategorinë e Dytë. Në sfidën e zhvilluar në kompleksin e Nartës, ku natyrisht shkodranët ishin prezantuar pa titullarë, Dalanaj me penallti e Kamberaj tejkaluan avantazhin e Cobës. Një fakt interesant është se nga 5 skuadra e Superiores që zbritën në fushë, vetëm Kastrioti arriti të triumfonte, teksa Kukësi u ndal nga Maliqi, Laçi nga Butrinti, dhe Egnatia nga Turbina. Edhe sfida mes Flamurtarit dhe Apolonisë përfundoi në barazim 1-1, teksa Besa mposhti Pogradecin me rezultatin 1-0 në duelin e zhvilluar në orën 14:00.

REZULTATET, GRUPI B:

LABËRIA – VLLAZNIA 2-1
Dalanaj 40′ (p), Kamberaj 48′ / Çoba 33′
MALIQI – KUKËSI 0-0
ELBASANI – KASTRIOTI 0-2
Greca 16′, Ajazi 80′
TURBINA – EGNATIA 1-1
Brahilika 33′ (p) / Shtubina 88′
FLAMURTARI – APOLONIA 1-1
Diamanti 66′ (p) / Topi 74′
LUSHNJA – TOMORI 0-3
Manellari 13′ (p), Oshafi 38′ , Pepa 55′
BUTRINI-LAÇI 1-1
Malaj 49’ / Ademi 17’
BESA-POGRADECI 1-0
Hoxhaj 62’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *