• |
ide | kryesore

Fansat të bindur, Kylie sapo zbuloi gjininë e fëmijës

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur Kylie Jenner konfirmoi shtatzëninë e saj, fansat menjëherë filluan të spekulonin për gjithçka në lidhje me bebushin numër 2 të çiftit të famshëm. Ata janë vigjilentë ndaj çdo lëvizjeje të Kylie-t, duke lidhur çdo detaj me ndonjë zbulim të mundshëm.

Kylie sigurisht që është në dijeni të gjinisë së fëmijës së saj të dytë, por ende nuk ka preferuar ta ndajë me publikun. Megjithatë disa fansa janë të bindur se ajo po pret një djalë.

Në fillim të kësaj jave, 24-vjeçarja ndau disa foto të koleksionit të saj të ri Kylie Baby. Paketimi i produkteve vjen në një ngjyrë blu të lehtë, duke i nxitur njerëzit të besojnë se zgjedhja e ngjyrës nuk ishte rastësi. Duke pasur parasysh që produktet e Kylie-t kanë qenë në përgjithësi në ngjyrë rozë, ky paketim ndryshe i ka bërë të gjithë të mendojnë se lidhet me gjininë e bebit numër 2.

Megjithatë, duke marrë parasysh që linja është për të gjithë bebushat, kombinimi i ngjyrës rozë dhe blu në paketim mund të ketë lidhje me këtë gjë, sesa me faktin që Kylie ka dashur të zbulojë se është në pritje të një djali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *