• |
ide | kryesore

Bllokimi i rrugës që i lidh me qendrën e qytetit, banorët protestojnë në aksin Elbasan-Librazhd

-Instant, Lajme, Të fundit



Shumë familje të lagjes Belebe në periferi te qytetit të Elbasanit janë organizuar për të protestuar sot në mëngjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Banorët janë irrituar pas bllokimit të hyrjes së rrugës në Unazën Jugore në drejtim të zonës ku ata jetojnë prej 30 vitesh. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka ndaluar atyre daljen në këtë rrugë, për shkak të rrezikshmërisë. Sipas banorëve, askush nuk i ka lajmëruar për këtë bllokim. Ata pranojnë rrezikun që paraqet rruga dhe kalimi në të, por sipas tyre nuk është kjo zgjidhja.

Protestuesit kanë shkatërruar barrierat e vendosura në hyrje të rrugës që të çon në lagjen Belebe dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente të situatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *