• |
ide | kryesore

Nga e diela ndryshon sërish lëvizja në Unazën e madhe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga dita e dielë do të hapet qarkullimi i mjeteve në aksin kryesor nga Ura e Lanës drejt pallatit me shigjeta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se automjetet që do të vijnë nga autostrada, do të devijojnë majtas duke përdorur rrugën e re duke shmangur rrethin tek “O-Zone” në Astir.

Njoftimi i ARRSH-së:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta. Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *