• |
ide | kryesore

Ulet ritmi i Covid-19 në Kosovë/ 84 raste të reja dhe katër humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe janë konfirmuar 84 raste të reja me koronavirus, raporton Express. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 4 mijë mostrave.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 786 pacientëve dhe vaksinimin e gati 16 mijë qytetarëve. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 5 mijë e 371.

“Nga 3.823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.Në total numri i rasteve aktive është 5.371”, ka njoftuar Ministria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *