• |
ide | kryesore

Policia aksion në rrugën Lezhë-Shëngjin, arreston tre persona për lëndë narkotike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës vuri në pranga tre persona si dhe procedoi penalisht tre të tjerë për posedim të lëndëve narkotike si kokainë, ekstazi dhe kanabis.

Bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative forcat policore ushtruan kontrolle në automjete dhe persona, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

“I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë”.

“Këtyre shtetasve, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa”, tha policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *