• |
ide | kryesore

Video/ Partizani i shpëton humbjes me Vllazninë vetëm në fund: Daja ende pa fitore në kampionat

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk ka kthesë rezultatesh për Partizanin edhe në javën e tretë të Superiores dhe Ilir Daja mbetet me vetëm dy pikë nga 9 të mundshme, sepse përballë Vllaznisë në Elbasan Arena përfundon 1-1 e madje janë shkodranët që duhet të dëshpërohen, duke qenë se fitorja u iku nga duart dy minuta nga fundi. Golit të shpejtë të Da Silvës, kryeqytetasit iu përgjigjën në të 88 me zëvendësuesin Rrapaj.

Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, pasi edhe Brdaric pas barazimit në shtëpi me Teutën e humbjes në Kupë kërkonte një rezultat të rëndësishëm, për tiu vënë në ndjekje Kukësit kryesues, që tashmë ka mundësinë të shkëputet nëse fiton nesër me Lacin. Planet e të kuqve megjithatë u shkatërruan pa nisur mirë të mendonin për ti realizuar. Da Silva i ndëshkoi që në minutën e katërt, duke shfrytëzuar një pasim brilant të Latifit e për të besuarit e Dajës u bë një ndeshje në ngjitje. E megjithatë me një manovër makinoze e të lexueshme, të kuqtë pak shqetësime i krijuan Zogovic, me përjashtim të goditjes së dënimit të Kaces në minutën e 32 që kërkoi ndërhyrjen më të mirë të malazezit për të evituar barazimin.

Situata nuk ndryshon në pjesën e dytë me të dy skuadrat që nuk tërhiqen në kontraste e kërkojnë të marrin në shtëpi rezultatin. Rastet e mira për shënim mungojnë e kryhen shumë pasime gabime, gjë që teknikët u munduan ta përmirësojnë me zëvendësime, që u duk se nuk mund ti ndryshonin fatet e vendosura që në fillim të kësaj ndeshje, sidomos kur Filipovic u ndalua nga shtylla. Vetëm se me këtë teori nuk ishte dakord Rrapaj, që në minutën e 88 me një goditje nga jashtë zonës barazoi rezultatin. Një pikë për të dy skuadrat që marrin barazimin e dytë radhazi në kampionat, por natyrisht situata është më pozitive për shkodranët se të kuqtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *