• |
ide | kryesore

Kriza në kufi/ Takim Kosovë – Serbi në Bruksel në prani të zyrtarit të lartë amerikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express se gjatë kësaj jave do të ketë takim në Bruksel në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, takim në të cilin do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.


Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.


“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, – ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë për Gazetën Express.

“Siç theksojnë ngjarjet e fundit, dallimet midis Kosovës dhe Serbisë, nëse lihen të pazgjidhura, do të pengojnë investimet e huaja dhe do të shpejtojnë ikjen e trurit, duke parandaluar ekonomitë kosovare dhe serbe të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë dhe të bllokojnë integrimin e ardhshëm në institucionet evropiane”, – thuhet më tej në përgjigjen e ambasadës.

SHBA ka thënë që të tjerët të mos kenë pritshmëri ndaj saj që të udhëzojë të dy palët të gjejnë një rrugëdalje drejt një marrëveshjeje. /Express

1 Comment

  1. “Urgjent duhet ridimensionuar marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e autonomisë së Kosovës, respektit të pushtetit dhe kryeministrit të Kosovës si njerëz, si politikanë dhe si shtet autonom që nuk ka varësi nga askush dhe nuk patronazhohet nga Shqipëria”, është shprehur Duma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu