Për Ramën është e pashmangshme dita kur shqiptarët do të jetojnë në një hapësirë të përbashkët dhe Serbia do të njohë Kosovën e do të kërkojë falje për krimet e luftës.l


“Nuk më citoni si duhet, dhe edhe njëherë tjetër meqë ma dhatë mundësinë dua të them, kam pasur shumë mesazhe edhe drejtpërdrejt edhe përmes rrjeteve sociale për shkak të situatës së krijuar nga Kosova ku pavarësisht larmisë së toneve dhe ngjyrimeve, thelbi ishte po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur me Serbinë.


Jam edhe më i bindur nga se çfarë isha. Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët. Për të mirë tonë. Ka një dallim sipas meje mes nacionalizmti e patriotizmit. Nacionalizëm do të thotë të duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi ta duash veten mirë. Kemi një mosdakordësi me Albinin. Kjo është mosdakordësi politike, duhet ta trajtojmë sit ë tillë. Sa për ju shikoni apo nuk shikoni, amrrëdhëniet tona nuk ndikohen nga mosdakordësia. Themeli është i natyre tjetër. Kombëtare, vëllazëore, është përtej çdo mosdakordësie politike, ai është themeli i strategjisë tonë, për interesat tona kombëtare. Patjetërsueshmërinë e një ëndrre për të jetuar në një hapësirë të pandarë si europian e shqiptarë. Ajo di të do të vijë, e pashmangshme. Në një Europë të bashkuar, shqiptarët, serbët, maqedonasit, malazezët të jenë të pandashëm. Sebria do e njohë një ditë Kosovën, dhe kërkesa e faljes për krimet e luftës, do të vulosë fundin e luftës së vështirë të paqes. Kur do të vijë dhe çfarë mund të bëjmë ne si shqiptarë që ta bashkojmë. Ne mund të kemi arsyetime të ndryshme, por s’mund të jenë kurrsesi për të vënë në dyshim atdheun e përbashkët, as vëllazërinë. Këtu nuk e kam për unë e Albinin, por e kam për gjitha ta që i lexojnë marrëdhëniet mes shqiptarësh me syzet e paragjykimeve për pikëpamjet. Jam shumë mirënjohës për mikpritjen e kryeministrit dhe mikut tim, Albin Kurtin. Patriotizmin nuk e kam kuptuar si ndasi e mllef, por bashkim”, – tha Rama.