• |
ide | kryesore

Tre viktima dhe 23 raste të reja me Covid në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën tre qytetarë si pasojë e Covid-19.  Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.

“27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3.605”,  njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *