• |
ide | kryesore

Vettingu, Apeli shkarkon përfundimisht gjyqtarin e Durrësit, Arben Vrioni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën të rrëzojë ankimin e gjyqtarit të Apelit Durrës, Arben Vrioni, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi atë për problemet me pasurinë. Kolegji e shpalli vendimin të hënën gjatë një seance publike online.


Kryesuesja e Kolegjit, Reztara Schuetz sqaroi se ankimi i Vrionit u kalua me anë të një vendimi të ndërmjetëm për t’u shqyrtuar në seancë publike, me qëllim korrigjimin e gabimit të KPK-së, konkretisht të mungesës së nënshkrimit të vendimit nga një prej anëtarëve të trupit gjykues


Arben Vrioni u shkarkua nga detyra më 22 nëntor 2019, pasi Komisioni konkludoi se subjekti kishte mungesë burimesh financiare të ligjshme për pasuritë dhe shpenzimet, si dhe për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm.

Duke iu referuar vendimit të Komisionit, Schuetz vërejti se subjekti ishte gjetur në shkallën e parë me mungesë burimesh për pasurinë; se kishte dyshime të arsyeshme se nuk ka deklaruar vlerën reale të një mjeti duke kryer në mënyrë indirekte fshehje të pasurisë; si dhe dyshime për veprime fiktive në marrjen e një huaje me qëllim mbulimin e shpenzimeve të studimeve të vajzës jashtë shtetit.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar nqë KPA më 15 shtator, Vrioni dhe avokati i tij, Sokol Hazizaj kërkuan që Kolegji të shpallte pavlefshmëri të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkak të shkeljeve procedurale. Kjo kërkesë nuk u pranua nga Kolegji, ndërkohë që Vrioni dhe Hazizaj parashtruan si kërkesë kryesore çeljen e hetimit dhe konfirmimin në detyrë të gjyqtarit.

Vrioni kundërshtoi konkluzionin e KPK për pasurinë dhe këmbënguli se pasuria e tij ishte e ligjshme. Ai i konsideroi të gabuara edhe gjetjet e tjera të KPK-së.

Schuetz renditi në fund të seancës për shpalljen e vendimit konkluzionet e Kolegjit. Sipas saj, subjekti ka mungesë burimesh financiare për një apartament me sipërfaqe 157 m2 në Elbasan; si dhe për krijimin e pasurive e të kursimeve dhe kryerjen e shpenzimeve gjatë periudhës 2005-2009.

Megjithëse Kolegji i ka gjetur të bazuara një pjesë të shkaqeve të ankimit të Vrionit, ato janë konsideruar të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e KPK-së. Schuetz përfundoi se KPA ka vendosur të lërë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Vrioni.

1 Comment

  1. Ore budallenj akoma shkoni ne gjyqe po keta jan kthyer ne vitet 1946 ore keta plehra nuk rezohen me gjyqe Fallco te partis Sorosiane me ndytsina kimete e me kok rjepur nderkombtaruce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu