• |
ide | kryesore

Video/ Juventus thyen kampionët e Europës: Barcelona e fundit e grupit, Koeman me ‘valixhe’ në dorë

-Instant, F1, Sport, Video



Mbrëmje e madhe emocionesh në Champions League, me rezultate të rëndësishme ku nuk munguan cuditë. Juventus mposhti kampionët e Europës në Allianz Stadium, duke e dënuar Chelsean me një gol të Chiesa. Cristiano Ronaldo shpëton Solskjaer në minutën e 5 shtesë, duke i dhënë fitoren e parë Manchester United, ndërsa Barcelonën nuk ka kush e shpëton. 3-0 e Benfikës e lë skuadrën blaugrana në vendin e fundit me zero pikë dhe Koeman me valixhe në dorë.

GRUPI E
Pesë gola pa pësuar, Bayern Munich vazhdon historinë e dominimit të kundërshtarit dhe merr fitoren e dytë në Champions, duke kryesuar me pikë të plota pas dy ndeshjesh Grupin E. Dynamo Kyiv është skuadra fatkeqe në këtë rast, që e pëson në pjesën e parë nga dygolëshi i Leëandoëskit: fillimisht me penallti (12′) e pastaj në minutën e 27 në asistin e Muller. Në pjesën e dytë, Gnabry në të 68, Sane në të 74 e Choupo-Moting tre minuta nga fundi i dhanë përmasa humbjes së ukrainasve. Kohë të vështira për Barcelonën, ajo kundër Bayern nuk ishte rastësi. Në Lisbonë, Benfica i shkakton një 3-0 fatale katalanasve që mbeten në fund me zero pikë dhe rrezikojnë kualifikimin. Goli blitz i Nunes në minutën e 3 i hapi rrugë suksesit portugez, të siguruar nga Silva në të 69 dhe 10 minuta më pas nga goli i dytë personal i Nunez.



GRUPI F
Atalanta kryeson Grupin F me fitoren e arritur ndaj Young Boys falë një goli të Pessina. Zviceranët arrihen kështu në renditje nga Manchester United që ia del të sigurojë një fitore shumë të rëndësishme kundër Villareal, pas humbjes në debutim, falë golit të Cristiano Ronaldos në minutën e 5 shtesë. Në Old Trafford përfundoi 2-1, me anglezët që përmbysën golin e Alacer me Telles në minutën e 60 e CR7 që shpëton Solskjaer atëherë kur nuk kishte më shpresë.



GRUPI G
Në grupin më të ekuilibruar të Champions atë F, diferencën e bën Salzburg e vetmja që arrin të fitojë 2-1 përballë Lille, duke marrë kryesimin me 4 pikë. Dy penallti të Adeyemi bënë të pavlefshëm golin e Yilmaz, që vetëm ngushtoi diferencën, pa mundur ti bëjë keq austriakëve. Në ndeshjen tjetër vazhdojnë të ndajnë pikët Wolfsburg e Sevilla, me një 1-1 që i ngjit në kuotën e dy pikëve. Avantazhit të Steffen në fillim të pjesës së dytë iu përgjigj Rakitic me penallti tre minuta nga fundi, kur gjermanët mbetën edhe me 10 lojtarë.


GRUPI H
Juventus bën bis në Champions League e bën një goditje të rëndësishme për klasifikimin e Grupit H. Skuadra e Allegri, pa Dybala e Morata të dëmtuar, mposhti 1-0 Chelsea e mban vendin e parë me 6 pikë. Në Stadium, në pjesën e parë Blues zotëruan topin më mirë, por rastet më të mira i patën bardhezinjtë në kundërsulm. Në pjesën e dytë Chiesa (46′) ndëshkoi menjëherë Mendy e pastaj të gjithë bardhezinjtë mbrojtën rezultatin. Kampionët në fuqi ndajnë vendin me 3 pikë me Zenit, që shkatërroi 4-0 Malmoe, me zero pikë e ende pa shënuar asnjë gol e duke pësuar 7 në dy ndeshje.

Champions League

Group E
Bayern Munich 5-0 Dynamo Kyiv
Benfica 3-0 Barcelona
Group F
Atalanta 1-0 Young Boys
Manchester United 2-1 Villarreal
Group G
FC Salzburg 2-1 Lille
Wolfsburg 1-1 Sevilla
Group H
Zenit St. Petersburg 4-0 Malmoe FF
Juventus 1-0 Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *