• |
ide | kryesore

Marrëveshja për reciprocitetin e targave Kosovë-Serbi/ Von der Leyen: Zhvillim shumë pozitiv për të gjithë rajonin

-Instant, Lajme, Planet



Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje për reciprocitetin e targave. Von der Leyen tha se ky është një zhvillim pozitiv për dy vendet dhe për të gjithë rajonin.

“E mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel. Ky është një zhvillim shumë pozitiv që ndodhi pas takimeve me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Është një gjë e mirë për të gjithë rajonin. Tani, dialogu duhet të vijojë”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

Pas dy ditësh negociatash, lajmin e marrëveshjes së arritur e dha përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Beograd, Miroslav Lajçak, në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *