• |
ide | kryesore

Covid në Greqi, shifrat mbeten të larta, ashpërsohen kufizimet në disa zona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greqia vijon të shënojë shifra të larta nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj u raportuan 32 viktima të reja duke e çuar numrin total në 14.860 që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë në Greqi raportoi se janë regjistruar 2.636 raste të reja me një total prej 658.368 të infektuarish.

Aktualisht në intubim janë 329 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është 65 vjeç.

Sipas mediave greke, 295 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar ndërsa 34 pacientë i kanë marrë të dyja dozat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *